Rreth Nesh

Kush jemi ne?

Ne jemi një biznes në fushën e teknologjisë që ofrojmë një sërë shërbimesh bankare dhe pagesash, të gjitha nëpërmjet një platforme modulare. Ne mundësojmë Banking-as- service (BaaS). Një integrim i vetëm teknik që u mundëson bizneseve të aksesojnë një portofol gjithëpërfshirës të shërbimeve bankare dhe pagesave, duke përfshirë; IBAN, llogarite monetare, konvertim në FX, pagesa kombëtare dhe ndërkombëtare, përpunim kartash dhe pagesa dixhitale.

Vështrim i përgjithshëm i kompanisë

Ne jemi të përkushtuar për të përmirësuar aksesin dhe cilësinë e shërbimeve bankare në dispozicion të bizneseve, “unlocks banking”. Thjeshtojmë pagesat dhe funksionet bankare në nivel global dhe fuqizojmë bizneset të rriten.

Historiku

AttractSoft GmbH dhe Zetta Hosting Solutions OOD është një aleancë kompanish teknologjike me mbi 15 vjet histori të provuar në krijimin e sistemeve të klasit të lartë për menaxhimin e grupeve masive të përdoruesve, të dhënave dhe trafikut të internetit. Kompania ka të punësuar mbi 70 specialistë në zyrat e saj gjermane dhe bullgare, kompetentë në IT, marketing dhe menaxhim të burimeve dhe kapitalit, të aftë në zhvillim dhe mbështetjen e
zgjidhjeve komplekse softuerike për klientët në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Misioni ynë

Përgjatë viteve, platforma jonë cloud e hostimit ka hostuar prezencen online të mbi 5 milionë përdoruesve në mbarë botën. Në themel të këtij suksesi është fokusi ynë në inovacionin e vazhdueshëm në zhvillimin e softuerit për nevojat e klientëve dhe partnerëve tanë.

Vizioni ynë

Qendrat tona të të dhenave që gjenden në Gjermani dhe Bullgari lehtësojnë sistemet tona të përballjes me klientët. Eksperienca jonë me miliona klientë të shërbimeve cloud na bën të sigurt se kemi krijuar një zgjidhje vërtet funksionale për një program besnik dhe efektiv që është fitimprurës për bizneset dhe klientët e saj.

OneSoft ka zyrat e saj në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Kullat Binjake, Kulla 2, Kati 13, Tiranë.

KONTAKT

(355) 685 355 902

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Kullat Binjake, Kulla 2, Kati 13, Tiranë